Site icon Telegrafi

Ramadani flet për finalen e Superkupës dhe mungesat që ka Prishtina ndaj Dritës

Prishtina do të përballet me Dritën në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit në këtë takim vijnë si fituesit në fuqi të Kupës së Kosovës dhe luajnë përballë kampionit aktual kosovar.

Eh dy mungesat e mëdha të Prishtinës për këtë finale janë afrikanët Otto John dhe Guathier Mankenda që nuk arritën të pajisën me viza.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke vlerësuar kundërshtarin, por edhe për mungesat që ka në radhët e ekipit të vet.

“Për takimin e Superkupës do të angazhohen futbollistët që janë në formën më të mirë dhe ata që kanë treguar paraqitje të mira në stinorin vjeshtor. Të gjithë janë gati, nuk kemi asnjë lëndim qoftë edhe të vogël”.

“Për ndeshjen ndaj Dritës i kemi dy mungesa, Gauthier Mankenda dhe Otto John, që nuk janë pajisur me viza. Ua kemi lënë një program që të përgatiten sa më mirë. Mungesat pres që t’i kompensojmë”.

“Për takimin me Dritën luhet për trofe dhe luftojmë për fitore. Mirëpo në asnjë moment nuk kemi hequr nga përgatitjet fizike dhe nga stërvitjet e rënda pasi Superkupa është vetëm një ndeshje dhe kampionati i gjatë. Gjithsesi e vlerësojmë në maksimum dhe me dëshirë të madhe synojmë ta fitojmë Superkupën”, ka deklaruar Zekirija Ramdani.

Drita dhe Prishtina përballen me fillim nga ora 12:00 me kohën tonë lokale në Antalya. /Telegrafi/

Exit mobile version