Site icon Telegrafi

Ramadani: E dua titullin me Trepçën ’89

Trepça ’89 nga Mitrovica beson e shpreson se do ta fitojnë titullin e kampionit në elitën e futbollit në Kosovë. 

Kampioni vjeshtor është gati për betejat e stinorit pranveror, mezi e presin përballjen me Drenicën nga Skenderaj, e cila zhvillohet të dielën e kësaj fundjave (në orën 13.00) në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

89-shi është në krye të renditjes me 39 pikë, tri më shumë se Llapi në vend të dytë, katër se Prishtina dhe gjashtë se Feronikeli në pozitën e katërt.

Zekirja Ramadani në mes të janarit të këtij viti u emërua kryetrajner i ri i Trepçë ’89.  Ramadani një periudhë me sukses e udhëhoqi klubin shqiptar Shkupin në elitën e futbollit në Maqedoni dhe pastaj edhe Flamurtarin e Vlorës.

Ramadani në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” shprehet se vet pozita në renditje e bënë favoritë si për titull po ashtu edhe për Kupë.

“Vet pozita e parë në tabelë të bën favoritë për fitimin e Kupës. Por e dimë që konkurrenca është e madhe dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe me shumë seriozitet”.

“Pa dyshim që jam i kënaqur, është klub mjaft mirë i organizuar dhe mendoj që kemi kontingjentin e duhur të lojtarëve për të luftuar në dy fronte”.

“Do të thosha edhe këtu mungon infrastruktura e stadiumeve të Shqipërisë dhe mungon pak disiplina, profesionalizmi i Kampionatit të Maqedonisë”, ka thënë trajneri Ramadani.

Exit mobile version