Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar nga afër punimet në rrugën “Jim Xhema”.
Rama thotë se ky projekte do të ndikon pozitivisht, duke reduktuar kolonat në kryqytet.
“Kemi kërkuar që të intensifikohen punimet në rrugës “Jim Xhema”, një arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe të reduktojë kolonat në kryeqytet. Vizitova punishten për të parë nga afër dinamiken e punimeve. Ky projekt, së bashku me projektet tjera që po i zhvillojmë, dëshmon përkushtimin tonë për t’i rikthyer qytetit qasjen dhe funksionalitetin e duhur”, ka theksuar Rama. /Telegrafi/