Site icon Telegrafi

Rama takon ambasadorin australian: Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur për partneritete që sjellin ide të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur të martën në takim ambasadorin australian, Richard Mason Rodgers.

Rama ka shkruar në Facebook, se në takim kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin Australian, Richard Mason Rodgers, i cili shërben në Kroaci dhe si ambasador jo-rezident në Kosovë. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë, veçanërisht në fushat e zhvillimit urban, inovacionit dhe qëndrueshmërisë”, ka pohuar ai.

Rama shtoi tutje se “Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur për partneritete që sjellin ide të reja dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”.

 

 

Exit mobile version