Kryetari i Prishtinës z. Perparim Rama ka mbajtur takim me themeluesin e kompanisë Gjirafa, z. Mërgim Cahani dhe ekipin e tij, ku u diskutua rreth organizimit të një nga ngjarjeve më të mëdha të CS:GO.
Gjirafa në bashkëpunim me kompaninë e famshme të eSports GRID do të organizojë një nga ngjarjet më të mëdha në botën e CS:GO, “The Champion of Champions Tour”, ku në mesin e dhjetë shteteve, pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.
Në ngjarjen e organizuar pritet të marrin pjesë ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Turqia dhe Greqia.
Në takimin në mes kryetarit Rama dhe ekipit të Gjirafa u diskutua që Prishtina të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje të madhe.
Kjo nuk është hera e parë që kompania e Gjirafa ka kontribuar në organizimin e ngjarjeve të eSports, pasi ka organizuar edhe dy ngjarje të tjera për ekipet vendore dhe ndërkombëtare.
/Telegrafi/