Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka takuar përfaqësuesit e Asociacionit të Klubeve Sportive të Prishtinës.
Rama ka pohuar se kjo është një nismë e re që premton shumë për zhvillimin e sportit në kryeqytet.
“Diskutuam idetë e tyre dhe si mund t’i mbështesim klubet e përfshira për të sjellë më shumë rezultate dhe mundësi për të gjithë sportdashësit. Iniciativa si kjo janë shembulli më i mirë i frymës së bashkëpunimit dhe vizionit për të ardhmen”, ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/