Site icon Telegrafi

Rama pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Rama thotë se në takim me komandantin kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë, dhe Gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”./Telegrafi/

Exit mobile version