Site icon Telegrafi

Rama në Allianz Arena për derbin mes Bayernit dhe Leverkusenit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ndjekur nga tribunat derbin ndërmjet Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit.

Kreu i Qeverisë shqiptare është ftuar nga Karl-Heinz Rummenige dhe është shprehur i kënaqur për këtë ftesë, edhe pse nuk është tifoz i bavarezëve.

Edhe pse jo ‘bajernist’ kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bayernit të Munichut. Faleminderit për respektin Karl-Heinz Rummenige!|, ka shkruar kryeministri në rrjetet sociale.

Ndryshe, Bayerni e fitoi me rezultat 2-1 derbin ndaj Leverkusenit. /Telegrafi/

Exit mobile version