Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kompleksi Memorial i Marecit është dëshmi e përjetshme e idealeve të dëshmorëve tanë, një vend që na kujton madhështinë e flijimit për atdhe.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “ky kompleks, me muzeun e tij, është një thirrje për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për Kosovën”.
“Ne si Kryeqytet do të përpiqemi që të kontribuojmë në vazhdimësi që vepra dhe sakrifica e tyre të mbetet dëshmi për gjeneratat në vijim”./Telegrafi/