Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se falë zemërgjerësisë së veprimtarit Jim Xhema, 14 studentë të jashtëzakonshëm kanë marrë bursa, duke thënë se do të jenë udhërrëfyes për ëndrrat dhe suksesin e tyre në Universitetin për Biznes dhe Teknologji.
Rama shton se “Kjo dhuratë prej 500,000 dollarësh është shumë më tepër se ndihmë financiare – është një akt besimi dhe dashurie për rininë dhe të ardhmen e Kosovës”.
“Jim Xhema na kujton se kur dija dhe përkushtimi mbështeten me zemër, çdo ëndërr bëhet e mundur. Studentët që sot u përzgjodhën kanë tani një përgjegjësi të madhe: ta shndërrojnë këtë mbështetje në ndryshim të vërtetë, për veten, për vendin dhe përtej”, shton tutje ai./Telegrafi/