Site icon Telegrafi

Ralf Rangnick zbarkon në “Old Trafford” për herë të parë – por ai duhet të pres ende që ta drejtojë Man Utd

Trajneri i ri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, ka zbarkuar në stadiumin “Old Trafford”, pasi karantinë që mbajti me të zbarkuar në Angli.

Trajneri gjerman nuk do të jetë në stol të enjten mbrëma në ndeshjen e Ligës Premier me Arsenalin pasi po pret konfirmimin për lejen e punës.

Por ai ka ecur në “Old Trafford” për herë të parë si trajner. Rangnick u pa nga tifozi i United, Oliver Hunt , i cili ishte në një turne në stadium të mërkurën.

Ai u pa duke bërë një turne në “Old Trafford” të mërkurën i shoqëruar nga drejtori i futbollit të klubit, John Murtough.

Rangnick sa ishte duke e bërë xhiron ndaloi dhe bisedoi me ish-mbrojtësin Wes Brown, i cili po kalonte nëpër fushë.

Michael Carrick do të ketë drejtimin edhe një ndeshjeje, ndërsa Rangnick do të jetë në stol pas të hënës.

Ndeshja e tij e parë pritet të jetë me Crystal Palace.

63-vjeçari fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar të hënën në mbrëmje, por ka qëndruar në një hotel në Mançester shkaku i masave të COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version