Site icon Telegrafi

Ralf Rangnick përjashton nga grumbullimi tre yje të Austrisë pas thirrjeve homofobike

Ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka lënë tre yje të Austrisë jashtë grumbullimit për ndeshjet e marsit pasi ata u përfshinë në një incident me thirrje homofobike.

Treshja e përbërë nga Guido Burgstaller, Marco Grull dhe Niklas Hedl, ishin në mesin e atyre që u filmuan duke kënduar këngë homofobike pas fitores së Rapid Viennës me rezultat 3-0 ndaj rivalëve të qytetit Austria Viennës më 26 shkurt.

Pasi klipi i tyre dukë kënduar u shfaq në internet, Burgstaller dhe Grull kërkuan falje për incidentin, megjithëse kjo nuk ishte e mjaftueshme për Rangnick i cili insistoi se ata duhet ta trajtojnë seriozisht problemin duke njoftuar se ata nuk do të përfshihen në grumbullimin e tij të fundit.

“Kjo është diçka që nuk do ta tolerojë në ekipin ku unë jam trajner, qoftë në një klub ose këtu në kombëtare, këtë ua thashë edhe djemve në telefon”, ka thënë Rangnick.

“Unë pres që ata ta trajtojnë këtë problem seriozisht dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë për njerëzit kur ata ofendohen publikisht ose diskriminohen në një mënyrë të tillë”.

Këta tre lojtarë ishin të ftuar në grumbullimin e fundit në tetor, por tani kanë mbetur në shtëpi teksa Austria po përgatitet për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovakisë dhe Turqisë.

Rangnick ka qenë në krye të Austrisë që nga prilli i vitit 2022, duke e marrë këtë rol pasi u largua nga posti i trajnerit të përkohshëm tek Manchester United, duke i udhëhequr drejt kualifikimit në Euro 2024./Telegrafi/

Exit mobile version