Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Southamptonin, foli edhe për faktin që Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit.
Periudha e agjërimit duket se po zgjat shumë për Ronaldo, tashmë 37 vjeç, ndërsa në pesë ndeshje radhazi pa gol nuk i kishte ndodhur që nga viti 2013.
Në ndeshjen e fundit ndaj Burnleyt që përfundoi 1-1, ku portugezi qëndroi në stol për 70 minuta.
“Ai duhet të shënojë më shumë gola pa dyshim, sepse ne po krijojmë raste, por ai nuk ka shënuar mjaftueshëm”.
“Dhe nuk është një problem vetëm i Ronaldos, kjo po ndodh edhe me lojtarët e tjerë. Ne nuk po shënojmë mjaftueshëm”.
https://www.youtube.com/watch?v=ko8YKukfYkQ&ab_channel=SVMM
“Nëse shikoni të gjitha rastet që kemi krijuar, ne duhet të përmirësohemi në javët në vijim në finalizimin e aksioneve”, ka thënë Rangnick. /Telegrafi/