Site icon Telegrafi

Raketa izraelite Spike NLOS shkatërron tankun rus T-72 nga distanca prej 15 kilometrash

Autoritetet azerbajxhanase kanë publikuar një video gjatë luftimeve në Nagorno-Karabakh, me ç’rast raketa e komanduar izraelite anti-tank Spike NLOS, nga distanca prej 15 kilometrash, me një precizitet të lartë godet takun rus T-72, që ishte pjesë e arsenalit ushtarak të Armenisë.

Videoja shfaq raketën e cila depërton brenda në tank, duke e shfrytëzuar momentin kur tanku e kishte të hapur kapakun, lart mbi tank.

Deri më tani, më shumë është raportuar për shkatërrimin e tankeve dhe makinerive ushtarake armene nga dronët turq.

Publikimi i kësaj video e pasqyron edhe më mirë pakënaqësinë e palës armene ndaj armatimeve ruse, të cilat gjatë luftimeve 45 ditore, ishin treguar të pafuqishme në raport me armatimet perëndimore të Azerbajxhanit.

Lexo po ashtu Ministria armene e Mbrojtjes: Aeroplanët luftarakë rusë - të dobët

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë kishte deklaruar se ka filluar përdorimin e katër aeroplanëve SU-30SM, të cilët ishin blerë nga Rusia para fillimit të konfliktit me Azerbajxhanin. Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë janë shprehur se këta aeroplanë kanë kapacitete të kufizuara taktike në krahasim me aeroplanët amerikan F-16.

Kjo deklaratë është dhëna pas fillimit të përdorimit të këtyre aeroplanëve në luftimet në Nagorni-Karabakh.

Sistemet e mbrojtjes kundërajrore ruse pos që kanë dështuar në luftime në Azerbajxhan, ato nuk ishin treguar efikase as në Siri, ku gjatë të gjitha sulmeve të Forcave Ajrore të Izraelit, të cilat përdorin aeroplan amerikan F-16, sistemet ruse nuk kishin arritur të reagojnë, apo siç shprehen analistet ushtarak “sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore kishin qenë në gjumë”. /Telegrafi/

Exit mobile version