Telegrafi

‘Raketa’ e Xhamailit lë të shtangur portierin kundërshtar (Video)

Blerim Xhemaili ka shënuar edhe një gol me fanellën e skuadrës së tij, Bolognas.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhamaili, po përjeton një sezon fantastik me Bolognan në Serie A, duke shënuar edhe shumë gola.

Një të tillë e bëri edhe në ndeshjen e sotme që skuadra e tij po e luan në udhëtim te Sampdoria, ku Xhemaili la të shtangur portierin kundërshtar pasi goditjes së tij precize dhe shumë të fortë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Është arritur marrëveshja, Xhemaili te skuadra e njohur

Xhemaili shënoi këtë supergol në minutën e 18 të ndeshjes, duke ia siguruar epërsinë prej 1-0 skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se ky është goli i gjashtë këtë sezon i reprezentuesit zviceran. /Telegrafi/