Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024, përfshirë edhe ato në nivel komunash.
Sipas të dhënave fillestare të ASK-së, katër komunat e rajonit të Prizrenit së bashku kanë afër 230 mijë banorë, me ç’rast Komuna e Prizrenit dallohet me numrin më të madh të popullsisë, dhe atë me dallim të madh nga komunat e kësaj ane.
Bazuar në këto të dhëna, Komuna e Prizrenit ka mbi 147 mijë banorë. Ndërsa Komuna e Suharekës ka afër 46 mijë banorë. Komuna e Dragashit ka afër 29 mijë banorë dhe Komuna e Mamushës ka më pak se 6 mijë banorë.
Të dhënat preliminare të publikuara nga ASK-ja për numrin e banorëve në komunat e rajonit të Prizrenit, janë si vijon:
Prizreni: 147,428 banorë
Suhareka: 45,713 banorë
Dragashi: 28,908 banorë
Mamusha: 5,615 banorë
Numri total i banorëve në Kosovë është 1,586,659 banorë. /Telegrafi/