Gjatë ditës së sotme janë publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2024.
Rajoni i Mitrovicës ka gjithsej 173 mijë e 551 banorë, shkruan Telegrafi.
Mitrovica ka 64 mijë e 680 banorë, Mitrovica Veriore ka dy mijë e 346 banorë, Zubin Potuku ka 758 banorë, Leposaviqi ka 3 mijë e 207 banorë, Zveçani ka 435 banorë, Vushtrria ka 61 mijë e 493 dhe Skenderaj ka 40 mijë e 632 mijë banorë.
Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për media ka thënë se në katër komunat veriore të vendit ka pasur bojkotim të madh.
Kastrati ka njoftuar se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale. /Telegrafi/