Sot janë publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2024.
Rajoni i Ferizajt ka gjithsej 180 mijë e 897 banorë, shkruan Telegrafi.
Ferizaj ka 109 mijë e 345 banorë, Shtime ka 24 mijë e 320 banorë, Hani i Elezit ka 8 mijë e 600 banorë, Kaçaniku ka 27 mijë e 742 mijë banorë dhe Shtërpca ka 10 mijë e 890 banorë.
Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për media ka thënë se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale.
Kastrati ka thënë se regjistrimi ishte paraparë të realizohej për gjashtë javë, por që ishte shtyrë edhe për një javë pas kërkesës së disa komunave. /Telegrafi/