Në Bosnje e Hercegovinë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi shkatërruese prej 4.8 magnitudë, kanë bërë të ditur nga Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në lindje nga Stoci, në një thellësi prej 10 kilometra. Tërmeti u regjistruar në ora 6:27, transmeton Telegrafi.
Dridhjet janë ndjerë në tërë rajonin. Ndërkaq një ditë më herët një tërmet me fuqi prej 5.6 magnitudë goditi Bosnjën dhe dridhjet u ndjenë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Kroaci.
Si rezultat i kësaj, humbi jetën 27-vjeçarja Elmira Sefo, e dëmet material ka pasur në Lubinjë dhe Mostar. /Telegrafi/
❗Update: #Earthquake (#zemljotres) M4.8 occurred 14 km E of #Stolac (Bosnia & Herzegovina) 34 min ago (local time 06:27:54). Info at:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/Qwspvh6OQr
🖥https://t.co/Ym7LhFanhK pic.twitter.com/NPlUeKigAc— EMSC (@LastQuake) April 24, 2022