Telegrafi

Raiola reagon ashpër për raportimet e mediave spanjolle se u ka caktuar kushte Realit dhe Barcelonës për Haalandin

Mino Raiola ka përgënjeshtruar raportimet që thonë se ai kërkon 40 milionë euro komision për marrëveshjen e mundshme me Real Madridin ose Barcelonën për Erling Haaland.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është lidhur me lëvizje te dy gjigandët spanjollë javët e fundit dhe raportimet në Spanjë pretendojnë se agjenti ka kërkuar një shumë të madhe parash për t’i ndihmuar ata të sigurojnë një marrëveshje menjëherë.

Kontrata e Haaland me BVB skadon në qershor të vitit 2024 dhe 20-vjeçari thuhet se ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen aktuale.

Lexo po ashtu Raiola ia cakton pesë kushte Barcelonës për transferimin e Haalandit

Raiola i ka quajtur raportimet si ‘lajme të rreme’, me gazetat spanjolle duke pretenduar se ai kërkoi 40 milionë euro për të realizuar marrëveshjen me njërën nga klubet e La Ligës për Haalandin.

“Lajmet e rreme udhëtojnë shpejt dhe larg”, shkroi Raiola në Twitter dhe postoi një video me artikuj duke e përmendur medmiume. /Telegrafi/