Mino Raiola ka përgënjeshtruar raportimet që thonë se ai kërkon 40 milionë euro komision për marrëveshjen e mundshme me Real Madridin ose Barcelonën për Erling Haaland.
Sulmuesi i Borussia Dortmund është lidhur me lëvizje te dy gjigandët spanjollë javët e fundit dhe raportimet në Spanjë pretendojnë se agjenti ka kërkuar një shumë të madhe parash për t’i ndihmuar ata të sigurojnë një marrëveshje menjëherë.
Kontrata e Haaland me BVB skadon në qershor të vitit 2024 dhe 20-vjeçari thuhet se ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen aktuale.
Raiola i ka quajtur raportimet si ‘lajme të rreme’, me gazetat spanjolle duke pretenduar se ai kërkoi 40 milionë euro për të realizuar marrëveshjen me njërën nga klubet e La Ligës për Haalandin.
“Lajmet e rreme udhëtojnë shpejt dhe larg”, shkroi Raiola në Twitter dhe postoi një video me artikuj duke e përmendur medmiume. /Telegrafi/
Fake news travel quick and far 🚀 pic.twitter.com/Iifm9JjzM5
— RAIOLA (@MinoRaiola) April 4, 2021