Leandro Paredes është bërë futbollisti kryesor në mesfushën e Romës.
Talenti i jashtëzakonshëm nga Argjentina është duke kaluar nëpër një formë tejet të lartë me Romën.
Ai po luan rregullisht si mesfushor defensivë duke shkëlqyer, por ka arritur ta shënoi edhe një gol dhe ka bërë dy asistime.
Vlera e tij është rritur shpejtë dhe nga pesë milionë sa kushtonte fillimisht, tani vlera e tij sillet rreth 45 sosh.
Menaxheri i njohur i futbollistëve, Mino Raiola tri vite më parë kishte dhënë një deklaratë që çuditi të gjithë.
“Mbani mend këto fjalë që po ju them. Për 10 vitet e ardhshme lojtari më i mirë në Evropë dhe botë do të jetë Leandro Paredes. Ai është pjesë e Boca Juniors dhe është i datëlindjes 94. Është një mesfushor i jashtëzakonshëm”, deklaroi Raiola në vitin 2013.
E sot Paredes është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme duke bërë që fjalët e Raiolas të jenë të vërteta.
Vetë trajneri i Romës, Luciano Spalletti disa herë e ka përmendur se Paredes vshtë më i mirë se Pjanic që u largua nga Roma në drejtim të Juventusit.
Roma gjatë afatit kalimtar të verës refuzoi disa oferta të rëndësishme për Paredes, ku Liverpool ofroi 30 milionë euro, ndërsa ai kërkohej edhe nga Milan, Leicester City e Zenit St Petersburg.
Paredes ishte i huazuar në Empoli vitin e kaluar ku shkëlqeu para se ta kthente në skuadër Luciano Spalletti në Romë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oGc1svrfK90