Telegrafi

Rain shpallet lojtari më i vlefshëm i turneut më të madh të CS:GO – PGL Antwerp Major

(Foto: HLTV)

Ekipi i FaZe është shpallur kampion i turneut më të madh të CS:GO, pasi mposhti ekipin Na’Vi në finale me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Për herë të parë ekipi i FaZe ka fituar një turne Major, ku në këtë turne ishin edhe favorit pasi për momentin renditen në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO.

Në ndeshjen finale, FaZe u mposht kundër ekipit Na’Vi të cilët renditen në vendin e dytë të ranglistës botërore të CS:GO.

FaZe ndeshjen finale e fitojë me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, edhe pse mapin e parë ishin shumë afër për ta humbur, pr arritën që të rikthehen për ta fituar në vazhdime.

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall 27 vjeçari, Havard “⁠rain⁠” Nygaard me vlerësimin nga HLTV 1.24.

Rain ishte në formë fantastike gjatë turneut Major, por gjithashtu shkëlqeu edhe në ndeshjen e finales, e sidomos në mapin e dytë ‘Nuke’ ku pati gjithsej 30 eliminime.

Lexo po ashtu Ekipi i FaZe shpallet kampion i turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022

Ekipi fitues FaZe, bashkë me trofeun morri me vete edhe çmimin prej 500.000 dollarë. /Telegrafi/