Lewis Hamilton u dënua me tri pozita në provat zyrtare të garës për Çmimin e Madh të Austrisë për shkak se nuk e lejoi Kimi Raikkonenin që ta parakalonte.
Kampioni i Formula 1 ka thënë se nuk e kishte vërejtur që bolidi i Alfa Romeos ishte aq pranë tij, megjithatë e ka pranuar gabimin dhe dënimin që i është dhënë.
“Dënimi është krejtësisht i merituar dhe nuk e kam problem që ta pranoj. Ishte një gabim nga unë dhe e marr gjithë përgjegjësinë ka shkruar Hamilton në Instagram.
Mirëpo, piloti finlandez ka tërhequr vëmendjen me veprimin e tij, pasi në çastin e incidentin, ia ka çuar gishtin e mesit rivalit nga Mercedesi.
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣 Watch Raikkonen give Hamilton the finger…🤣🤣🤣 pic.twitter.com/eJaoQ9I8Jn
— Joseph Opoyan (@JosephOpoyan) June 29, 2019
“Nuk e di pse nuk u ngadalësua dhe të më lejonte të kaloja. Ai u duk se u ngadalësua dhe pastaj e ngriti shpejtësinë duke e kaluar vijën e garës”, ka thënë Raikkonen pas garës.
Hamilton arriti ta zë vendin e dytë në renditje, por u zhvendos në të pestin. Megjithatë, do ta nisë garën e të dielës nga vendi i katërt, pasi që edhe Kevin Magnussen u dënua. /Telegrafi/