Telegrafi

Rahoveci pësoi nga Academic Bultex 99 në Ligën Ballkanike

(Foto: basketbolli.com)

Rahoveci ka pësuar humbje nga Academic Bultex 99 me rezultat 77-86 (19:23, 25:17, 18:20, 15:26) në kuadër të Ligës Ballkanike.

Vreshtarët zhvilluan një ndeshje të mirë, sidoqoftë, periudha e fundit ishte fatale për Vreshtarët, thuhet njoftimin e FBK-së.

Ndeshja ishte interesante nga fillimi, derisa çerekun e parë e fituan mysafirët me rezultat 19:23. Në periudhën e dytë ishin më të mirë nënkampionët e Kosovës, duke e fituar këtë pjesë (25:17), për të shkuar në pushim me epërsi prej katër pikëve, 44-40.

Çereku i tretë ishte mjaft i barabartë (18:20), kurse dallimi është bërë në 10 minutat e fundit. Skuadra ballkanase e fitoi këtë pjesë (15:26), për të triumfuar në fund me rezultat 77-86.

Pikë dyshifrore për Rahovecin shënuan Altin Morina 17, Joshua McFolley 16 dhe Jabari Craig 15 pikë e 14 kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Shakir Smith me 20 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe pesë humbje, kurse Academic Bultex gjashtë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.