Klubi i basketbollit të Rahovecit do të bëjë gara edhe në rrafshin ndërkombëtar duke u paraqitur në liga të ndryshme.
Nënkampioni i Kosovës në basketboll edicionin e ri do të bëjë gara edhe në Ligën Ballkanike (BIBL)
Së paku kështu ka njoftuar Liga Ballkanike përmes një komunikate gjersa vjen një ditë pasi që klubi ui vreshtarëve mësuan emrin e skuadrës kundërshtare në kuadër të raundit kualifikues për FIBA Europe Cup, ku do të përballet me rumunët e Clujit.
Theksojmë se Liga Ballkanike është garë rajonale, ku kryesisht paraqiten ekipi nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria e Kosova.
Edicioni i ri i garave pritet të startojë më 18 tetor gjersa rahovecianët janë ekipi i dytë që deri më tani ka konfirmuar pjesëmarrjen pas Vllaznisë së Shkodrës.
Ndryshe, Prishtina, e cila ka fituar dy herë titullin e kampionit, Peja, Trepça e Bashkimi kanë luajtur në këtë garë ballkanike. /Telegrafi/