Site icon Telegrafi

Rahoveci mirëpret mërgimtarët, u ofron parkim pa pagesë në oborrin e Komunës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim që parkimi i automjeteve të mërgimtarëve të lejohet edhe brenda oborrit të administratës komunale, me qëllim që atyre t’u lehtësohet marrja e shërbimeve administrative.

Përveç hyrjes me makina në oborrin e objektit të Komunës së Rahovecit, mërgimtarëve do t’u lejohet hyrja me makina edhe në objektin e ShMFU “Bekim Sylka”, shkollë kjo që gjendet në afërsi të objekteve administrative komunale.

Sipas vendimit të marrë nga kryetari Smajl Latifi, nga data 15 korrik 2024 deri më 16 gusht 2024, punonjësve të administratës, si dhe drejtorëve komunalë u ndalohet hyrja me automjete private në oborrin e komunës.

Exit mobile version