Site icon Telegrafi

Rahoveci dhe GIZ arrijnë marrëveshje për energjinë

Komuna e Rahovecit dhe GIZ, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga zyre e kryetarit të komunës së Rahovecit.

Aty thuhet se kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani edhe të Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Kai Hofman, menaxheri i programit KEEP të GIZ-it, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”, në kuadër të Projekti i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (KEEP).

“Qëllimi i nënshkrimi të Memorandumit të Mirëkuptimit është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në Marrëveshje për zbatim të projekteve të përbashkëta teknike të datës 29 08 2017 në mes të GIZ dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftim për media.

Fushat e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe GIZ-it janë të mbështetet Komuna e Rahovecit në krijimin e sistemit Komunal të menaxhimit të energjisë. Në veçanti, kjo mbështetje do të konsistojë në: ndërtimin e kapaciteteve për Menaxhimin Komunal të Energjisë (MKE-në) për vendimmarrësit dhe menaxherin/zyrtarët Komunal të energjisë; transformimin e Planit Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE-së) në Plan Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) duke shabllonin e miratuar nga MZHE-ja; sigurimin e veglave të TI-së për Menaxhimin e Energjisë, duke përfshi instalimin dhe ndërtimin e kapaciteteve për përdoruesit e fundit, përshirë nxjerrjen e raporteve; ndërtimin e kapaciteteve për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; përzgjedhja e projektit më të mirë për efiçiencen e energjisë(EE) për të aplikuar për financim nëpërmjet fondit për EE apo institucioneve financiare të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version