Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme.
Sipas rezultateve preliminare, të cilat ka arritur t’i sigurojë Zeri.info, Mustafa ka fituar 4, 719 vota, i dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3, 741 vota, Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2, 323 vota, Partia Demokratike Shqiptare është radhitur e katërta në zgjedhje me 1, 700 vota të fituara, LRPDSH 1,200 vota, etj.