Site icon Telegrafi

Rafinha rinovon me Bayernin

Bayern Munich ka arritur të gjejë marrëveshje të re me mbrojtësin brazilian Rafinha.

Braziliani ishte në fund të kontratës pasi i skadonte në qershor të vitit 2017, mirëpo ajo është zgjatur së fundmi.

Rafinha ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2018 me kampionin aktual të Gjermanisë.

“Ranha është një lojtar i rëndësishëm për ne, por gjithashtu një djalë shumë
karizmatik në dhomat e zhveshjes”, deklaroi shefi ekzekutiv i Bayernit, KarlHeinz
Rummenigge.

“Jam shumë i lumtur që rinovuam me të. Ai ka këtu gati gjashtë vjet. Bayern është si një familje e dytë dhe një nga klubet më të mira në botë”, shtoi ai.

Exit mobile version