Bayern Munich është klubi më i madh në Gjermani dhe në stërvitjet e tyre ka një atmosferë të jashtëzakonshme.
Së fundmi është publikuar një video ku protagonist janë mbrojtësit anësorë të gjigantit gjerman.
Në një moment Alaba u afrua nga brazilianit Rafinha për t’ia marrë topin, mirëpo sigurisht që është penduar për atë.
Rafinha ia futi topin nën këmbë duke e turpëruar para shokëve të skuadrës të cilët shpërthyen në të qeshura dhe humor.
Por pas asaj, ishte austriaku që nuk pranonte të vazhdonte stërvitjet pas turpërimit.
E gjitha kjo kaloi me të qeshura të mëdha nga gjithë lojtarët e Bayernit të cilët e përgëzonin Rafinhan dhe talleshin me Alaban. /Telegrafi/