Rafael Benitez ka pranuar të qëndrojë si menaxher i Newcastle United edhe sezonin e ardhshëm.
Bosi spanjoll, i cili ishte në krye të Real Madridit vitin e kaluar, tani do të përballet me ekipet e tilla si Burton Albion në kampionatin Championchips.
Sportsmail thotë se Benitez ka rënë dakord verbalisht për të qëndruar në rolin e tij në St James Park, i cili do të vijë pa dyshim si një lehtësim për tifozët e Newcastlet, transmeton Telegrafi.
Është e kuptueshme se pronari Mike Ashley i ka premtuar kontroll të plotë rreth transferimeve.
Ish-menaxheri i Liverpoolit dëshiron të godas me transferime në mënyrë qysh në javët e para të kampionatit t’iu shmanget rivalëve në krye të tabelës. /Telegrafi/