Spanja mund ta emërojë Rafa Benitezin si trajner të ri të kombëtares pas largimit të Julen Lopeteguit.
Ky i fundit do të marrë përsipër drejtimin e Real Madridit pas Kupës së Botës dhe Spanja është tani në kërkim të një strategu të ri.
Besohet se spanjolli do të mund të marr drejtimin e kombëtares duke pasur parasysh që më parë ka drejtuar Real Madridin dhe Liverpoolin.
Në të vërtetë, shefi aktual i Newcastle Unitedit ishte i lidhur me punën te kombëtarja përpara se 51-vjeçari të ishte emëruar në vitin 2016.
? ¡Bienvenido, @julenlopetegui!#WelcomeLopetegui | #RealMadrid pic.twitter.com/i2efGU0JI3
— #CHAMP13NS ?⚽ (@realmadrid) June 12, 2018
Spanjolli gjithashtu ishte një ndër kandidatët për punën e trajnerit të West Ham Unitedit para se Manuel Pellegrini të merr drejtimin e klubit anglez.
Benitez është në vitin e fundit të kontratës me Newcastlen dhe nuk pritet që të vazhdojë bashkëpunimin me qymyrxhinjtë.
Ai ka arritur ta rikthej në Ligën Premier skuadrën e Newcastlet pas një vit qëndrimi në Championship.
Trajneri 58-vjeçar në CV ka të shkruar fitimin e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, ndërsa fitoi edhe Kupën e UEFA-s me Valencian, Liverpoolin dhe Chelsean.
Ai kaloi gjashtë muaj në Real Madrid në vitin 2015 dhe u shkarkua kur kishte dy pikë më pak se Barcelona. /Telegrafi/