Radja Nainggolan është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Mesfushori belg është duke shkëlqyer pas rikthimit në Cagliari duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.
E falë formës së jashtëzakonshme që është duke kaluar, belgu ka marrë edhe një çmim të madh nga Serie A si lojtari më i mirë i muajit nëntor.
MVP #SerieATIM – Novembre 2019 ➡️ @OfficialRadja
Un mese da gigante. ?#WeAreCalcio pic.twitter.com/1snDw0FfuC— Lega Serie A (@SerieA) November 29, 2019
Në tri ndeshjet e vetme të zhvilluar në Serie A gjatë muajit nëntor, Nainggolan ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Nga këto tri takime, Cagliari ka marrë shtatë pikë, duke fituar ndaj Fiorentinës e Atalantës dhe duke barazuar me Leccen.
Pas 13 xhirove në Serie A, Cagliari ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/