Site icon Telegrafi

‘RADIO 1’, 5 vite nga sinjali testues – Gëzuar!

Më 4 korrik 2019, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘RADIO 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm, ndërsa më 29 korrik 2019, mediumi filloi me sinjal të rregullt, me skemë nacionale kombëtare 24 orësh.

Tre muaj, para fillimit të projektit ‘RADIO ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Të dyja bashkë, janë mediuam i pavarur dhe i paanshëm.

‘RADIO 1’ – Sot më 4 korrik 2024, shënon ditëlindjen e pestë.

‘RADIO 1’ në hapësirën radio-difuzive shqiptare erdhi si kërkesë imediate e kohës.

‘RADIO 1’ filloi me 11 punonjës të dëshmuar me eksperiencë 20 vjeçare në radio-gazetari, staf themelues i ish-Radio Dukagjinit në vitin 1999, ndërsa sot, ‘RADIO 1’ bashkë me Portalin ‘Njeshi’, numërojnë staf me 16 punëtorë të rregullt dhe 5 të jashtëm.

Që nga hapërimi i parë, Projekti ‘RADIO 1’, gëzoi mbështetjen e madhe gjithë popullore dhe përkrahjen e pa rezervë e të sinqertë të bizneseve dhe kompanive të fuqishme kosovare me bazë nga Peja.

Krahas kësaj projekti u mbështet fuqishëm nga mërgata shqiptare nëpër botë, veçanërisht ajo në SHBA dhe Londër. (Shoqata ‘Peja’, në Nju Jork dhe Shoqata ‘Peja’, në Londër).

Gjatë zhvillimit, mediumi është mbështetur me projekte konkrete financiare nga Bashkimi Evropian, projekt-found EED dhe nga KFOR-i Italian LMT.  

Kryeredaktor i ‘RADIO 1’ & Portalit ‘Njeshi’ është Fitim Behluli.

Drejtor i parë ka qenë Arben Rexhepi, ndërsa aktual Arbër Grabovci.

Tendencat e rritjes dhe shtrirjes vazhdojnë.

Stafi aktual përbëhet prej:

Arbër Grabovci – Drejtor & gazetar Sportiv

Dukagjin Binakaj – Redaktor i Muzikës së huaj

Ervin Behluli – Drejtor Teknik

Eroll Grapci – Kryeteknik

Fitim Behluli – Kryeredaktor & gazetar

Flora Rama – Përgjegjëse e Marketingut

Festim Topalli – Redaktor i Sportit

Genc Syka – Gazetar

Hekuran Vokshi – Teknik

Kushtrim Gacaferi – Gazetar

Linda Lipa Gjakova – Redaktore përgjegjëse & gazetare

Mehmet Trakaniqi – Gazetar

Orest Grapci – Kryeteknik

Venera Berisha – Redaktore përgjegjëse & gazetare

Shpresa Rama – Redaktore përgjegjëse e Muzikës

Shpat Behluli – Portal

Selia e medias ndodhet në Pejë dhe Peja në mesin e shumë epiteteve që e identifikojnë, si qytet i artit, muzikës, kulturës, teatrit, kampionëve sportiv të botës, patriotëve e atdhetarëve, intelektualëve, i Lidhjes ‘Besa-Besë’, njihet edhe si qytet i Radios.

Ekipi mendon dhe pretendon se ka bërë kthesë të madhe, duke mbetur i vetmi që vepron me seli jashtë kryeqendrës Prishtinës, duke ofruar program kombëtar dhe duke ja dalur.

Në ditëlindjen e ‘RADIO 1’:

#Suksesi: Ju takon dëgjuesve!

#Falënderimi: Të gjithë partnerëve që na mbështeten!

#Projekti: Kërkesë imediate e kohës!

#Formula: Sinqeriteti dhe Ndershmëria!

Forca dhe frymëzimi: Njihe vetën, Guxo!

#Principi i veprimit: Gabo duke punuar, pa lënduar të tjerët!

#Shtrirja: Frekuencë Rajonale-Program Kombëtarë!

#Synimi: Ruajtja e vlerave dhe materies kombëtare!

#Stafi: Njerëz që mendojnë se janë shqiptarë të mirë, nëse duhet edhe Evropian. Ama, Amerikën e duan – E filluam më 4 Korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve – Andaj sot – Urime dëgjues, urime miq, urime shqiptarë, urime SHBA! Faleminderit Zot! /RADIO 1/

 

Exit mobile version