Përgatitni smothie portokalli me shafran për veten dhe për më të dashurit tuaj.
Nevojiten:
– 1 karotë,
– 1 portokall,
– 1 dardhë,
– 1 banane,
– ¾ e filxhanit qumësht,
– 2 lugë të vogla xhenxhefil të grirë në rende,
– 2 lugë të vogla shafran.
Përgatitja:
Qëroni portokallin dhe ndajeni në feta, qëroni bananen.
Grijeni në rende karotën dhe të gjithë përbërësit qitni në blender dhe bluani derisa të bëhet masë homogjene, transmeton Telegrafi.