Nëse i preferoni shijet meksikane – kjo sallatë është sikur e krijuar vetëm për ju!
Përbërësit:
– 1 konservë fasule,
– 2 domate të freskëta,
– 1 spec i gjelbër,
– 2 qepë të reja,
– 1 avokado,
– mjaft majdanoz të freskët,
– spec djegës,
– vaj ulliri,
– lëng nga ½ e një limoni të vogël,
– kripë,
– piper.
Përgatitja:
Në enë për sallatë qitni fasulen, ndërkaq të gjithë përbërësit të cilat i shtoni pritni në madhësi të kokrrave të fasules apo diç më të mëdha.
Vetëm speci djegës pritet shumë imët. Qitni kripë, piper, vaj ulliri dhe lëngun e limonit.
Të gjitha përzieni mirë dhe lini pak që të përhapen shijet dhe pastaj shërbeni me tortila.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.