Rasmus “raalz” Steensborg është shumë afër nënshkrimit me Sprout , sipas një raporti nga Dust2.dk
Nëse kjo lëvizje ndodh atëherë Raalz do të ribashkohet me ish-shokët e skuadrës Zyphon dhe BERRY, me të cilët ai luajti në Sprout në vitin 2022.
Për momentin pjesë e formacionit të Sprout janë vetëm Zyphon dhe alpha, përderisa organizata është në kërkim të lojtarëve para lansimit të Counter-Strike 2.
Raalz është tashmë i njohur me ekipin që thuhet se është afër t’i bashkohet, pasi ka luajtur për Sprout për një vit nga 2021 deri në 2022.
Skuadra dominoi skenën rajonale gjermane gjatë asaj kohe, dhe garoi në PGL Major Antwerp Europe RMR dhe njihej si njëra nga skuadrat më të mira të nivelit të dytë.
Nëse ky transferim realizohet, skuadra e Sprout do të duket si më poshtë:
Rasmus “Zyphon” Nordfoss
Daniil “alpha” Demin
Rasmus “raalz” Steensborg
Danny “BERRY” Krüger (trajneri)
/Telegrafi/