Site icon Telegrafi

Qyteti kinez në izolim total për shkak të COVID-19, autoritetet urdhërojnë 3.7 milionë banorë të mos dalin nga shtëpitë

Autoritetet lokale të qytetit kinez Lanzhou, kanë shpallur sot mbylljen e qytetit për të ndalur rritjen e numrit të rasteve me coronavirus.

Banorëve tani u është ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç në raste urgjente, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, autoritetet lokale në rrjetin social WeChat kanë njoftuar se në komplekse banore vlen sistemi i kontrollit të hyrje-daljes.

Sipas të dhënave të tyre që i ka publikuar Komisioni Shtetëror për Shëndetësi në Kinë, të hënën në Lanzhou janë zbuluar gjashtë raste me COVID-19.

Nga 18 tetori në këtë qytet janë konfirmuar në total 39 raste me coronavirus, e Lanzhou ka 3.7 milionë banorë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version