Qyteti i Gjilanit tashmë ka mbetur pa energji elektrike për disa orë, situatë që pritet të vazhdojë deri në orën 17:00, sipas njoftimit të KEDS-it.
Telegrafi ka kontaktuar me KEDS-in dhe të njëjtit njoftuan se trafoja kryesore në Gjilan është djegur.
“Trafoja kryesore në Gjilan është djegur dhe aktualisht po punohet për ta rregulluar”, thanë nga KEDS për Telegrafin.
Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidromorava” ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndikuar në ndalimin e punës së fabrikave për përpunimin e ujit, duke ndërprerë kështu furnizimin me ujë për konsumatorët.
“Në mungesë të energjisë elektrike, Fabrikat për Përpunimin e Ujit në Përlepnicë dhe Velekincë, si dhe SP Baja, kanë ndërprerë procesin e përpunimit dhe furnizimin me ujë për konsumatorët,” thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.
Kompania thotë se qytetarët se për çdo ndryshim apo zhvillim të ri do të informohen në kohë reale. /Telegrafi/