Dortmundi ka vendosur t’i bashkojë sportet tradicionale dhe sportet elektronike duke bashkëpunuar me shoqatën e sporteve të qytetit, StadtSportBund, për kampionatin e parë të lojërave në qytet.
Sipas TheMayor, dje (e martë) autoritetet e qytetit në Dortmund të Gjermanisë njoftuan se do të zhvillojnë një kampionat të eSports midis tetorit dhe nëntorit të këtij viti.
Turneu do të jetë i hapur për të gjithë si për lojtarët amatorë, ashtu edhe për lojtarët profesionistë. Gara e parë në kuadër të këtij kampionati do të mbahet në video-lojën eFootball, ku do të mund të garohet në ekip ose individualisht.
Për tre lojtarët më të mirë të turneut do të ndahen trofe dhe çmime tjera që do të shpërndahen nga klubet sportive.
Autoritetet e qytetit të Dortmundit kanë thënë se planifikojnë të nisin një studim mbi efektivitetin e kampionatit dhe nëse ai vlerësohet i suksesshëm, do të bëhet një element kryesor i qytetit. /Telegrafi/