Telegrafi

Qytetet e Kosovës njihen si të Kosovës në Facebook

Mirëpo, falë nënshkrimeve të shumta të peticionit, kjo tashmë ka ndryshuar, raporton Koha.net.

Vet Lavdia ka njoftuar se peticioni është mbyllur dhe tanimë përdoruesve nuk do t’ju shfaqet më Serbia si shtet, por Kosova.

“Të dashur përkrahës, prej tani e tutje, lokacioni juaj në Facebook do ta shfaq Pristina, Kosovo, dhe jo më Serbia. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe kënaquni në rrjetin tuaj social”, ka shkruar personi që organizoi peticionin që i bënte thirrje themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, që ta njihte Kosovën në vend të Serbisë si shtet amë i qyteteve të Kosovës.