Shorti për pjesën e mbetur të sezonit është hedhur sa i përket Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Faza e fundit nga çerekfinalet, në të dyja garat do të zhvillohen vetëm në nga një shtet.
Liga e Kampionëve do zhvillohet në Portugali, ndërsa Liga e Evropës do të zhvillohet në Gjermani në muajin gusht.
E gjithë kjo për shkak të pandemisë coronavirus.
Liga e Kampionëve do të zhvillohet në vetëm dy stadiume, ndërsa Liga e Evropës do të zhvillohet në katër të tilla.
UEFA ka zgjedhur Lisbonën si vendin që do t’i organizojë garat për Ligën e Kampionëve në stadiumet “Estadio da Luz” dhe “Estadio Jose Alvalade”.
Ndërsa sa i përket Ligës së Evropës do të zhvillohet në katër qytet me stadiume si “RheinEnergieStadio” të Koln, “MSV Arena” të Duisburgut, “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit dhe “Veltins Arena” të Gelsenkirchen.
Më poshtë i gjeni stadiumet dhe pamjet e tyre.
Estadio da Luz, Lisbon (Liga e Kampionëve)
Estadio Jose Alvalade, Lisbon (Liga e Kampionëve – finalja)
RheinEnergieStadion, Cologne (Liga e Evropës – finalja)
MSV Arena, Duisburg (Liga e Evropës)
Merkur Spiel-Arena, Dusseldorf (Liga e Evropës)
Veltins Arena, Gelsenkirchen (Liga e Evropës)
/Telegrafi/