Telegrafi

Qytetari serb përfiton nga programi i një fondacioni, sterilizon falas të gjithë qentë e tij

Qytetari serb, Aleksandar Zdravkoviq, ka përfituar nga programi i fondacionit “StrayCoCo” dhe Komunës së Mitrovicës Veriore dhe ka sterilzuar falas të gjithë qentë e tij.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se qytetari serb i kishte adoptuar këta qenë kur ishin të vegjël, shkruan Telegrafi.

“Ky është Aleksandar Zdravkoviq nga lagjja Kodra e Minatoreve i cili shpëtoi këtë familje të qenëve të braktisur duke i adoptuar kur ishin të vegjël. Ai tani ndjehet shumë i lumtur që ka përfituar nga programi i fondacionit StrayCoCo dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, dhe ka sterilzuar falas të gjithë qenët e tij”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës Veriore.

Komuna e Mitrovicës ka ftuar të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi financiare t’i sterilizojnë qentë e tyre, të kontaktojnë klinikën “MitroVet” ose organizatën jo-qeveritare “Shapa” dhe të perfitojnë nga ky program. /Telegrafi/