Site icon Telegrafi

Qytetari nga Kamenica ankohet për gropë në rrugë, komuna fillon punimet për rregullim

Një qytetar është ankuar për një grop në rrugën “Dorentina” , në Komunën e Kamenicës.

Ai këtë ankesë e ka shprehur përmes platformës ndreqe.com, i cili në mënyrë anonime ka publikuar foto nga vendi ku shihet rruga e dëmtuar.

Telegrafi ka kontaktuar me udhëheqësen e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Florentina Kryeziu, e cila theksoi se rruga ka filluar të rregullohet.

“Punët kan filluar dhe do të realizohen sa më shpejtë eshte e mundur”, ka theksuar ajo.

Ndër të tjera, Kryeziu tha se poashtu, në këtë rrugë do të rregullohet gypi atmosferik, grypa e kanalizimit dhe të ujësjellësit. 

“Në këtë rrugë ka me u rregullu Gypi atmosferik, gypat e kanalizimit dhe të ujësjellsit, asfaltimi i ri i rrugës si dhe rregullimi i parkingjeve publike per rretth qerdhës”, ka thënë tutje Kryeziu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version