Site icon Telegrafi

Qytetari nga Peja raporton për deponi ilegale dhe rrezik nga zjarri në platformën Ndreqe.com

Një qytetar ka raportuar një deponi ilegale në Vitomericë të Pejës përmes platformës Ndreqe.com, duke ngritur shqetësimin për situatën e ndotjes dhe rrezikun e hapjes së zjarreve në këtë lokacion.

Ai ka shfaqur shqetësimin e tij dhe ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të organeve përgjegjëse të Komunës së Pejës për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të mbrojtur komunitetin nga pasojat e ndotjes dhe zjarrit.

Deponia me mbeturina ilegale e raportuar nga qytetari në platformën Ndreqe.com

“Paraqes ankesë për deponi ilegale ku vazhdohet të hidhen mbeturina në lokacionin e lartëcekur. Përveç kësaj, nga persona të pandërgjegjshëm e kanë ndezur, gjë që rrezikon për hapjen e zjarreve, siç ka ndodhur në vitin e kaluar. Ju lutem të intervenohet nga organet përgjegjëse të Komunës së Pejës”, thuhet në raportimin e qytetarit transmeton Telegrafi.

Për më shumë, klikoni në lidhjen https://ndreqe.com/report/8518 dhe gjeni raportimin e qytetarit.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version