Site icon Telegrafi

Qytetari nga Kamenica ankohet për trotuar të mbingarkuar – thotë se vështirëson lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar

Një qytetar nga Komuna e Kamenicës ka ngritur një shqetësim përmes platformës ndreqe.com, duke evidentuar vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara gjatë qarkullimit në këtë zonë.

Në reagimin e tij, qytetari thekson se një segment i komunës, afër rrethit pranë Viva Fresh, është i mbingarkuar me vetura të parkuara, duke bllokuar trotuaret dhe pamundësuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

“Tek rrethi afër Viva Fresh, veturat e parkuara bllokojnë plotësisht trotuarin, duke mos lënë hapësirë për kalimin e këmbësorëve,” shkruan ai, duke shtuar se shpesh këmbësorët detyrohen të ecin në rrugën e automjeteve, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Qytetari përmendi se këtë problem e ka diskutuar me një person me aftësi të kufizuara pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke nënvizuar rëndësinë e zgjidhjes së këtij problemi.

Telegrafi ka kontaktuar zyrtarë të Komunës së Kamenicës për të marrë një përgjigje zyrtare dhe do të vijojë të raportojë për zhvillimet e mëtejshme në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version