Site icon Telegrafi

Qytetari në Shtërpcë dorëzon një portofol të gjetur në qendrën e skijimit në Brezovicë

Policia në Ferizaj ka njoftuar se një qytetar rreth 15 vjeç, ka gjetur një portofol në qendrën e skijimit në Brezovicë, brenda të cilit ndodheshin një shumë e caktuar parash. Ai menjëherë e ka dorëzuar portofolin tek zyrtarët policorë në Shtërpcë.

“Sot, më 24 shkurt 2025, në stacionin e policisë është paraqitur pronari i portofolit për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu kthye pronarit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, ka thënë nëpërmjet një komunikate Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt./Telegrafi/

Exit mobile version