Site icon Telegrafi

Qytetari ankohet për mbeturina në rrugë, Komuna e Kamenicës: Kontenjerët pastrohen çdo ditë, por mbushen shpejt nga qytetarët

Një qytetar nga Kamenica ka adresuar një ankesë për disa mbeturina në rrugë.

Këtë ankesë e ka adresuar përmes platformës ndreqe.com, derisa i njëjti ka publikuar edhe pamje të mbeturinave.

“Mbeturina dhe gropë në rrugë”, ka shkruar qytetari.

Ndërsa, Telegrafi ka kontaktuar me udhëheqësen e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Florentina Kryeziu, e cila tha se këta janë kontenjera të qytetit dhe se pastrohen çdo ditë.

Kryeziu thekson se pasi që janë kontenjera të qytetit, kompania e pastron çdo ditë atë pjesë.

“Janë kontenjerat e qytetit dhe çdo ditë pastrohen, por mbushet shumë shpejt nga qytetarët. Dje e kanë pastru dhe dje e kanë mbush prap”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/

Exit mobile version