Site icon Telegrafi

Qytetari ankohet për hedhje të mbeturinave në fshatin Kolloleq të Kamenicës, komuna i pastron

Një qytetar ka adresuar një ankesë për disa mbeturina në hyrje të fshatit Kolloleq të Komunës së Kamenicës.

Këtë ankesë qytetari e ka adresuar përmes platformës ndreqe.com, derisa ka publikuar edhe fotografi të mbeturinave.

“Mbeturina në rrugë në hyrje të fshatit Kolloleq/Kamenicë”, ka shkruar qytetari.

Ndërsa, Telegrafi ka kontaktuar me udhëheqësen e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunë të Kamenicës, Florentina Kryeziu, e cila tha se kjo ankesë është rregulluar nga stafi i mirëmbajtjes së DSHPAI-së.

Kryeziu theksoi se komuna i ka pajisur të gjithë fshatrat dhe lagjet me kontenjerë, mirëpo sipas saj, të tilla raste ndodhin nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

“Kjo ankesë është rregulluar nga stafi i mirëmbajtjes së DSHPAI, pasi qe i kam informuar ata kan dal menjëherë ne teren dhe e kan pastruar këtë pjesë. Në foto shihen mbeturina komunale nga qytetarë të pandergjegjshem, ku Komuna e Kamenices i ka paisur te gjitha lagjet dhe fshatrat me kontinjer. Të tilla raste na ndhodhin edhe nga banor të qyteteve tjera qe i frekuentojne këto rrugë dhe sjellin mbeturina të ndryshme”, ka thënë Kryeziu.

Madje, Kryeziu ka dërguar edhe foto në adresë të Telegrafit, ku shihet se stafi i kanë pastruar mbeturinat. /Telegrafi/

Exit mobile version